HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY
NË UNIVERSITETIN E FILOZOFISË ”KOSTANTIN” TË NITRËS, SLLOVAKI
PËR STAFIN AKADEMIK DHE ADMINISTRATIV
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik dhe administrativ mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie/trajnim në Universitetin e Filozofisë “Kostantin” të Nitrës Sllovaki ( https://www.ukf.sk/).
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie/trajnim në gjuhën angleze për 8 ditë (6 ditë punë dhe 2 ditë udhëtim) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
• 5 (pesë).
Fakultetin si më poshtë vijon:
• Fakulteti i Biznesit (2 kuota).
• Fakulteti i Edukimit (2 kuota).
• Staf administrativ (1 kuotë).
Afati i aplikimit: 26 Mars 2023.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Filozofisë “Kostantin” të Nitrës Sllovaki:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
– Letër motivimi;
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 8 ditë, ku 6 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.com, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.