Në kuadër të Marrëveshjes Ndër-Institucionale me Universitetin Lucian Blaga Din Sibiu, Rumani, ( https://www.ulbsibiu.ro/en/ ), për programin Erasmus + Staff Mobility, UAMD hap thirrjen për mobilitet për vitin akademik 2023-2024, për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare.
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie për stafin akademik, në Universitetin Lucian Blaga Din Sibiu, Rumani, në gjuhën angleze, për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare, për një javë (5 ditë) në universitetin pritës, në datat 20-24 Maj 2024. Numri i kuotave për stafin Akademik: • 2 (dy). Fakultetet si më poshtë vijon: • Fakulteti i Biznesit • Fakulteti i Edukimit • Fakulteti i Studimeve Profesionale • Fakulteti i Shkencave Politike Juridike • Fakulteti i Teknologjisë dhe informacionit Afati i aplikimit: 7 Maj 2024 Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bashkëpunim me Universitetin pritës. Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Lucian Blaga Din Sibiu, Rumani : – CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; – Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli B2; – Kopje e pasaportës. Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro /dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në kuotën 275 Euro. Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën belisakorriku@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr. “Taulantia”, Durrës.