Gjuha e Urrejtjes dhe të Rinjtë: Aktivitet Ndërinstitucional në Gjakovë

Në datat 08–12 Dhjetor 2025, në Universitetin “Fehmi Agani”, Gjakovë, u zhvillua me sukses aktiviteti 5-ditor për projektin “Gjuha e Urrejtjes: Demokracia dhe të Rinjtë”, financuar nga AKKSHI. Një projekt bashkëpunimi midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit Kosovë.

Qëllimi kryesor ishte sensibilizimi i studentëve mbi përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe mbledhja e të dhënave për të kuptuar ku dhe si përdoret më shumë gjuha e urrejtjes mes të rinjve në Shqipëri dhe Kosovë. Aktiviteti përfshiu:

Në aktivitet morën pjesë Prof. Asoc.Dr. Artan Nimani, Prof.Asoc.Dr. Kimete Canaj, Prof.Asoc.Dr. Renata Tokrri, Prof.Asoc.Dr. Eva Teqja (Allushi), Prof.Dr. Sokol Pacukaj, të cilë kontribuan me ekspertizën e tyre në fushat e sociologjisë, komunikimit, të drejtave të njeriut dhe gjuhësisë.

Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt parandalimit të gjuhës së urrejtjes dhe promovimit të tolerancës mes të rinjve, duke i pajisur ata me kompetencat për ta njohur dhe kundërshtuar këtë fenomen.

sqAlbanian