Ekspozita që risjellin historinë dhe identitetin e Durrësit – pjesë e 20-vjetorit të UAMD

Në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 20-vjetorin e themelimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, sot u çelën dy ekspozita me vlera të veçanta kulturore dhe edukative:
“Copëza Durrësi në Pullat Shqiptare” dhe “Muzeu Jashtë Muzeut”.

Këto ekspozita sjellin në vëmendje trashëgiminë historike dhe kulturore të qytetit të Durrësit, përmes dy këndvështrimeve unike:

përfaqësimit të qytetit në pullat postare shqiptare ndër vite,

dhe një përzgjedhjeje të kujdesshme artefaktesh nga koleksionet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit, të sjella jashtë mureve të muzeut për t’u bërë më pranë publikut.

Kjo nismë përfaqëson një ndalesë kulturore ku historia, kujtesa dhe identiteti i qytetit gërshetohen në hapësirat e universitetit, duke krijuar një urë lidhëse mes komunitetit akademik dhe publikut të gjerë.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës vazhdon të jetë një aktor i rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore të qytetit, duke i ofruar studentëve dhe qytetarëve mundësi për t’u njohur nga afër me rrënjët historike të Durrësit përmes artit dhe ekspozimit muzeal.

sqAlbanian