“Edukimi Terciar Gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor” (Inclusive Tertiary Education in the Western Balkan) në kuadër të projektit IDEA.

Në kuadër të projektit IDEA me titull “Edukimi Terciar Gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor” (Inclusive Tertiary Education in the Western Balkan), të koordinuar nga Universiteti Polis dhe ku UAMD është partner, një grup pedagogësh nga UAMD mori pjesë në takimin e zhvilluar në Universitetin Donja Gorica në Podgoricë, në datat 18-20 tetor. Në këtë takim u shkëmbyen eksperiencat dhe u diskutuan mundësitë për gjithëpërfshirjen në arsimin e lartë dhe specifikisht për mbështetjen e studentëve me aftësi të kufizuara dëgjimore. Gjithashtu u zhvilluan disa trajnime për përdorimin e teknologjive ndihmëse  që mbështesin vështirësinë e dëgjimit dhe komunikimit. Ky bashkëpunim, vjen në vazhdën e pjesëmarrjes së UAMD në iniciativat e përbashkëta kërkimore- shkencore në kuadër të programeve Erasmus+CBHE.