Edicioni VI – TURNEU UNIVERSITAR I TIRANËS 2026

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se edicioni i 6-të i Turneut Universitar të Tiranës 2026 do të zhvillohet në datat 18 mars – 18 prill 2026, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë.

Ky aktivitet është një nga ngjarjet më të mëdha sportive studentore në Shqipëri dhe tashmë ka marrë formën e një tradite të rëndësishme për jetën sportive universitare në vend. Ky vit do të bashkojë studentë-atletë nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë.

Ceremonia e hapjes do të mbahet më 18 mars 2026, duke filluar nga ora 09:00.

Formati i Garave:

  • Basketboll (Meshkuj): Maksimumi 20 ekipe
  • Futsallë (Meshkuj): Maksimumi 20 ekipe
  • Volejboll (Femra): Maksimumi 20 ekipe

Afati i regjistrimit:
Bashkëngjitur gjeni Rregulloren e Garave dhe Listat e Regjistrimit. Lutemi që listat e regjistrimit të dërgohen brenda datës 10 mars 2026.

Tarifa e anëtarësisë:
Ju rikujtojmë se tarifa e anëtarësisë ndaj FSHSU duhet të jetë e shlyer brenda datës 10 mars 2026 për të siguruar regjistrimin dhe pjesëmarrjen e ekipeve tuaja në Turne.

Pjesëmarrja do të konfirmohet pas shlyerjes së detyrimeve dhe në përputhje me rendin e regjistrimit, deri në plotësimin e numrit maksimal të ekipeve për secilën disiplinë.

sqAlbanian