E DREJTA PËR TË BËRË KËRKESË PËR INFORMIM /ANKESË DHE PROÇEDURA
KËRKESAT DHE ANKESAT SPECIFIKE
1. Ankimimi i Provimeve nga Studentët
– “Studenti ka të drejtë ta ankohet për shkelje të rregullave të zhvillimit të provimit dhe vlerësimin. Ankesa i drejtohet me shkrim Drejtuesit të Njësisë Kryesore ku bën pjesë studenti jo më vonë se 3 ditë kalendarike nga dita e publikimit të rezultateve.
Në rastin kur kërkesa miratohet Dekani ngre një komision ad-hoc për rishikimin e tezës. Në këtë rast Përgjegjësi i Departamentit përcakton ditën dhe orën kur do të mblidhet komisioni ad-hoc jo më vonë se 3 ditë nga miratimi i kërkesës dhe njofton për këtë orar personelin akademik të seksionit dhe studentin.
2. Trajtimi i ankesave të studentëve
– Pranë Sekretarisë mësimore studentët kanë të drejtë të tërheqin një formular të përpiluar nga punonjësit e sekretarisë ku citohen të dhënat e studentit (emër, mbiemër, dega, viti akademik dhe fakulteti, ankesa përkatëse, nr i telefonit dhe adresa e-maili).
Ky formular plotësohet nga vetë studenti i cili do të parashtrojë problematikën dhe dorëzohet pranë asistentes/it të Dekanit të fakultetit përkatës, i/e cila ja përcjell dekani për shqrytim të mëtejshëm. Afati brenda të cilit duhet t’i kthehet përgjigje studentit është 7 ditë duke filluar që nga dita e dorëzimit të ankesës në sekretarinë e Dekanit.
3. Kërkesa e studentëve për përmirësimin e notës
-Studenti ka të drejtë të paraqesë kërkesë me shkrim pranë Sekretarisë mësimore për përmirësimin e notës për jo më shumë se tre lëndë në të cilat ka marrë notë kaluese.
Në kërkesën e tij studenti përcakton nëse dëshiron që kursin ta frekuentojë përsëri në semestrin në të cilën ofrohet ose ta japë riprovim në sezonet e riprovimeve.
4. Kërkesa e studentëve për t’u regjistruar në Provimin/Temën e diplomës.
– Studentët të cilët plotësojnë kushtet duhet të paraqesin pranë Sekretarisë mësimore të Fakultetit “Kërkesën për tu regjistruar në Provimin/Temën e diplomës” të plotësuar sipas formatit të miratuar të paktën 2 javë nga data e shpallur nga njësia kryesore për zhvillimin e provimit dhe për mbrojtjen e temave të diplomës.
5. Kërkesa e studentëve për tu pajisur me vërtetime
-Sekretaria mësimore ka për detyrë të pajisë studentët me vërtetime. Pas marrjes së kërkesës së studentit për t’u pajisur me vërtetime sekretaria mësimore duhet ta përgatisë vërtetimin brenda 5 ditëve kalendarike.
6. Ankesa e kandidatëve jofitues të cilët aplikojnë për tu punësuar për personel akademik me kohë të plotë, personel akademik me kohë të pjesshme, personel ndihmës/akademik dhe personel administrativ pranë UAMD-së
-Aplikimet e kandidatëve sipas konkursit për vendet e lira të punës të shpallur nga UAMD në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqen zyrtare të UAMD-së në formë të shkruar dhe elektronike bëhen vetem nëse paketat e aplikimit dërgohen me anë të shërbimit postar dhe protokollohen sipas rregullave në fuqi.
Kandidatët që përzgjidhen dhe nuk përzgjidhen (jofitues) njoftohen nga Sektori i Burimeve Njerëzore në bashkëpunim me komisionet e vlerësimit të kandidaturave , nëpërmjet postës elektronike. Kandidatët jofitues kanë të drejtën e ankimimit tek Rektori brenda 5 ditëve pas marrjes së njoftimit nga Burimet Njerëzore.
Adresa postare për paraqitjen e ankesave/kërkesave është Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Lagjia nr. 1, Rruga e Currilave, Durrës.
Adresa elektronike për paraqitjen e ankesave/kërkesave është info@uamd.edu.al rishikohet nga Drejtoria e Administrimit dhe e Shërbimeve Akademike
KËRKESAT DHE ANKESAT E ZAKONSHME