

DpointGroup eshte nje kompani e krijuar ne vitin 2022, me seli ne Barcelone e cila na ka
ofruar krijimin e mundesise per bashkepunim per praktika per studente.
Qëllimi i kompanisë është të plotësojë çdo nevojë të ndryshme të klientëve të saj, në mënyrë që
ata të kontaktojnë vetëm Dpointgroup për çdo kërkesë. Operon në degë të ndryshme dhe punon
në bashkëpunim me lloje të ndryshme klientësh, siç janë bashkitë, kompanitë e reklamimit,
marketingut dhe televizionit, dyqanet, restorantet, klubet e natës, baret dhe më shumë.
Sherbimi kryesor është ofrimi i shërbimeve dhe zgjidhjeve per b2b. Ata ofrojnë zgjidhje të
ndryshme biznesi: marketing online/SEO, produkte dhe shërbime reklamimi për evente, rekrutim
dhe trajnime, krijim faqesh interneti dhe multimedia.
Kompania ka kerkuar nga UAMD qe :
Të shpërndajë tek studentët e saj njoftimet për praktika
Të inkurajojë aplikimet e studentëve të interesuar
Të krijojë një mundësi që studentët të zhvillojnë praktikën pranë kompanisë së tyre ose
online
Studentët mund ta zhvillojnë praktikën në, Barcelone, Granada, Tiranë, ose online
Kohëzgjatja e praktikës eshte nga 1 deri në 12 muaj
o Mund të fillohet online dhe të vazhdohet fizikisht
o Mund të bëhet totalisht online
o Mund të bëhet pjesërisht online + pjesërisht në zyrë
o Datat e fillimit dhe përfundimit mund të ndryshohen sipas studentit
Gjuha kryesore e zhvillimit te trajnimit eshte Anglisht.
Eshte mundesia per praktike ne gjuhen Spanjolle, per pune me kliente spanjolle
Praktikat lidhen kryesisht me fushat si me poshte :
Marketing
Business Development
International Sales
Administrative Tasks
Client & Supplier Communication
Digital Marketing
Expansion në tregje ndërkombëtare (sidomos për produktet e tyre reklamuese “Giant
Advertising Products”)
Studentet perfitojne
Eksperiencë ndërkombëtare pune
Praktikë fizike ose online
Punë në ambiente multikulturore
Rekomandim në LinkedIn nga CEO (pas përfundimit të praktikës)
PS : Fillimisht mund te kerkojme informacion se si :
1- Procedohet per te nisur studentet praktiken kryesisht edhe ne Tirane,
2- A trajtohen me efekte financiare studentet te cilet kryejne praktiken ne kompani, (dhe
cfare kostosh ka nese e kryejne praktiken ne Barcelone/Granada/Tirane dhe)
3- A marrin certifikate ne fund te trajnimit/praktikes