

* Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi – Rektor i UAMD, i cili theksoi rëndësinë e kërkimit shkencor ndërkombëtar.
* Z. Emiljan Jani – Prefekt i Qarkut Durrës, i cili vlerësoi bashkëpunimin rajonal dhe ndërinstitucional.
*Prof. Asoc. Dr. Joniada Musaraj – Përgjegjëse e Departamentit të Drejtësisë (FShJP), e cila prezantoi punimin e saj të realizuar së bashku me koleget, Prof. Asoc. Dr. Blerina Muskaj dhe Prof. Asoc. Dr. Edvana Tiri në fushën e juridiksionit.
*Prof. Asoc. Dr. Manjola Zaçellari – Departamenti i Gjuhës Shqipe (FE), e cila prezantoi punimin e saj mbi marrëdhëniet e gjuhës shqipe me atë rumune duke theksuar rëndësinë e lidhjeve shpirtërore e kulturore midis dy popujve.
*Prof. Dr. Sorin Bocancea – Zv. Rektor i Universitetit “Petre Andrei” të Iașit, i cili prezantoi vizionin e revistës.
* Prof. Dr. Sabin Drăgulin – Drejtor Ekzekutiv i Revistës “Polis”, i cili analizoi fokusin akademik të punimeve të këtij botimi.
* Dr. Oltsen Gripshi – Krijues, Historian Arti dhe Koordinator Shkencor i numrit special, i cili dha një perspektivë kulturore mbi lidhjet tona historike.
Promovimi i revistës “Polis” konfirmon angazhimin e UAMD për të qenë një pikë referimi në bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, duke promovuar studime të thelluara mbi miqësinë historike shqiptaro-rumune.
#BashkëpunimNdërkombëtar #UAMD #UniversitetiPetreAndrei #PolisJournal #ShqipëriRumani #Durrës