Aplikimi në Ciklin e Dytë të studimit (Master) për Vitin Akademik 2024-2025

Proçesi i Aplikimit në Ciklin e Dytë të studimit (Master) për Vitin Akademik 2024-2025

 

Afati i Aplikimit:

  • Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 4 Tetor 2024.
  • Aplikimi duhet të bëhet pranë sekretarisë mësimore.

I. Aplikimi për Një Program të Ciklit të Dytë (Master)

Kriteret e Aplikimit:

  1. Kandidatët që kanë përfunduar me sukses studimet bachelor:
    • Duhet të kenë përfunduar me sukses studimet e ciklit të parë dhe të jenë pajisur me diplomën përkatëse në një program të ciklit të parë të studimit.
  2. Kandidatët që janë diplomuar jashtë vendit:
    • Kandidatët që janë diplomuar jashtë vendit duhet të kenë përfunduar studimet në një institucion të lartë të autorizuar dhe të akredituar të huaj, në një program të ciklit të parë.

Dokumentacioni i Nevojshëm për Aplikim:

  1. Diploma dhe Lista e Notave/Suplement i Diplomës:

    • Diploma dhe lista e notave ose suplementi i diplomës së ciklit të parë, ose një kopje e njëhsuar me origjinalin.
    • Nëse dokumentet nuk janë përfunduar ende, duhet të dorëzohet kopja e njëhsuar me origjinalin ose një vërtetim nga universiteti përkatës.
  2. Diploma Maturës ose Dëftesa e pjekurisë dhe Lista e Notave  e noterizuar.

  3. Formular Aplikimi sipas Shtojcës 2:

  4. Deklaratë sipas Shtojcës 1:

  5. Kopje ID:

    • Kopje e dokumentit të identifikimit të kandidatit.
  6. Foto Personale:

    • Dy foto të përmasave të kërkuara për dokumente.

II. Aplikimi për Transferimin në Ciklin e Dytë të Studimeve (Master)

Dokumentacioni i Nevojshëm për Transferim:

  1. Diploma dhe Lista e Notave/Suplement i Diplomës:

    • Kopje e njëhsuar e diplomës dhe lista e notave nga programi Bachelor.
    • Kopje e njëhsuar e diplomës dhe lista e notave nga programi i parë Master (nëse kandidati ka përfunduar më parë një Master).
  2. Diploma dhe Lista e Notave nga Matura:

    • Kopje e njëhsuar e diplomës së maturës shtetërore dhe lista e notave të noterizuara.
  3. Formular Aplikimi sipas Shtojcës 3:

  4. Kopje ID:

    • Kopje e dokumentit të identifikimit të kandidatit.
  5. Foto Personale:

    • Dy foto të përmasave të kërkuara për dokumente.
  6. Deklaratë sipas Shtojcës 1:

  7. Dokument Origjinal i Çregjistrimit nga Institucioni i Arsimit të Lartë (IAL) nga i Cili Transferohet:

    • Dokumenti duhet të përmbajë informacionet e mëposhtme:
      • Emri, atësia, mbiemri.
      • Data e lindjes dhe vendlindja.
      • Shtetësia.
      • Numri i matricullimit të programit të ciklit të parë dhe të dytë.
      • Fakulteti dhe emërtimi i IAL-së ku ka përfunduar studimet dhe nga ku transferohet.
      • Emërtimi i programit të ciklit të parë dhe të dytë dhe forma e studimit.
      • Data e regjistrimit në programin e studimit të ofruar nga IAL nga ku transferohet.
      • Plani i plotë i programit të studimit nga ku transferohet.
      • Vërtetimi i listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer.

III. Aplikimi për Një Program të Dytë Studimi në Ciklin e Dytë (Master)

Dokumentacioni i Nevojshëm për Aplikim:

  1. Diploma dhe Lista e Notave e Njëhsuar:

    • Kopje e njëhsuar e diplomës dhe lista e notave nga programi Bachelor.
    • Kopje e njëhsuar e diplomës dhe lista e notave nga programi i parë Master (nëse kandidati ka përfunduar më parë një Master).
  2. Diploma dhe Lista e Notave nga Matura:

    • Kopje e njëhsuar e diplomës së maturës shtetërore dhe lista e notave të notarizuara.
  3. Formular Aplikimi sipas Shtojcës 3:

  4. Kopje ID:

    • Kopje e dokumentit të identifikimit të kandidatit.
  5. Foto Personale:

    • Dy foto të përmasave të kërkuara për dokumente.
  6. Deklaratë sipas Shtojcës 1:

  7. Plani i Plotë i Programit të Masterit:

    • Plani i plotë i programit të Masterit, duke përfshirë listën e notave dhe syllabuset përkatëse për secilën lëndë.
  8. Vërtetim i Listës së Notave dhe Krediteve të Fituara:

    • Vërtetim i listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer nga programi i parë Master.

IV. Informacione të Tjera

  • Konsultimet dhe Ndihma:
    • Kandidatët mund të kontaktojnë zyrën e pranimeve për ndihmë dhe konsultime gjatë procesit të aplikimit dhe regjistrimit.

 

This will close in 0 seconds

sqAlbanian