Aktiviteti Ndërkombëtar Blended Intensive Programme (BIP) 

Në datat 12–16 maj 2025, dy studente të ciklit të tretë të studimeve doktorale pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Megi Tirana dhe Elira Xhakollari, morën pjesë në aktivitetin ndërkombëtar Blended Intensive Programme (BIP) me temë Strategic Career Planning in PhD Education, zhvilluar në Trollhättan, Suedi.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të Aleancës STARS EU, dhe mblodhi së bashku 29 studentë doktorantë nga universitete të ndryshme europiane, partenere të alencës, përfshirë Republikën Çeke, Shqipërinë, Spanjën, Poloninë, Suedinë dhe Holandën.
Programi pati në fokus zhvillimin e aftësive për planifikimin strategjik të karrierës akademike dhe kërkimore të studentëve të doktoraturës, përmes seancave trajnuese interaktive, mentorimeve ndërkombëtare dhe shkëmbimit të praktikave të mira ndëruniversitare.
sqAlbanian