Adela Domi Fiton Çmimin Prestigjioz “NATO Student Award” për Ballkanin Perëndimor

“NATO Student Challenge Western Balkan”, ishte një aktivitet organizuar nga Komanda Aleate e NATO-s për Transformimin (ACT) në bashkëpunim me Divizionin e Çështjeve Politike të Stafit Ndërkombëtar dhe Politikës së Sigurisë (IS-PASP), i cili kishte për qëllim të theksonte rolin e të rinjve në politikat e sigurisë. Në aktivitet u ftuan të marrin pjesë studentë të Ballkanit Perëndimor për t’u thelluar më tej nbi sfidat strategjike të NATOS në rajon.

Në bazë të një konkursi mbi materialet audiovizuale, ku studentët shprehnin mendimin e tyre në lidhje me sfidat e NATO-s, u përzgjodhën tri studentë për të marrë pjesë në Sarajevë në takimin e Forcave Komande, në datat 22-24 Tetor 2024, për të prezantuar mendimet e tyre pranë funksionarëve të lartë të NATO-s.

Përfaqësuese për Shqipërisë në këtë eveniment u përzgjodh studentja e programit Master Shkencor Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomaci në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike Adela Domi, e cila fitoi çmimin e parë mes 50 kandidatëve nga i gjithë Ballkani Perëndimor.

Adela diskutoi mbi çështjet globale të sigurisë, e më tej mbi sfidat dhe kërcënimet hibride e vendeve aleate, sfidat mes Kosovës dhe Serbisë, dhe bashkëpunimin në BP. Në prezantimin e saj Adela theksoi rëndësinë e shkëmbime studentore mes universiteteve të rajonit, projektet e përbashkëta mes të rinjve, etj. Ajo u shpall fituese e çmimit Winner of the NATO Student Challenge Western Balkans.

Faleminderit Adela që na bën krenar e suksese më tej.

Falenderojmë lektoren Dr. Mirela Metushaj për mbështetjen e saj në këtë prezantim.

 

This will close in 0 seconds

sqAlbanian