Në datat 17–19 dhjetor 2025, në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, u zhvillua një aktivitet në kuadër të projektit të bashkëpunimit ndërinstitucional midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, me titull “Gjuha e Urrejtjes: Demokracia dhe të Rinjtë”.
Aktiviteti u fokusua në aplikimin e pyetësorit Kosovë–Shqipëri, analizën dhe përpunimin e të dhënave statistikore, si dhe në interpretimin e rezultateve të përftuara. Qëllimi kryesor ishte forcimi i edukimit mediatik, rritja e ndërgjegjësimit dhe sensibilizimi i të rinjve kundër gjuhës së urrejtjes, racizmit dhe intolerancës në hapësirat online.
Në këtë aktivitet morën pjesë dhe kontribuuan:
Prof. asoc. dr. Renata Tokrri
Prof. dr. Sokol Pacukaj
Prof. asoc. Kimete Canaj
Prof. asoc. Artan Nimani
Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt promovimit të vlerave demokratike, dialogut konstruktiv dhe përdorimit të përgjegjshëm të mediave digjitale nga të rinjtë.