Vizitë zyrtare në Bari: Rektori Fortuzi pritet nga Kryetari i Bashkisë, z. Vito Leccese

Në kuadër të vizitës zyrtare në Bari dhe pas takimit institucional në Politeknikun e Barit, Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, zhvilloi një takim zyrtar me Kryetarin e Bashkisë së Barit. Z. Vito Leccese.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, duke shërbyer si një mundësi e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve institucionale ndërmjet Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe qytetit të Barit, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe pushtetit vendor.

Gjatë bisedës u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor, mobilitetit akademik dhe zhvillimit kulturor, me fokus të veçantë në rolin e universiteteve si aktorë kyç në zhvillimin e territorit dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Rektori Fortuzi vlerësoi rëndësinë strategjike të qytetit të Barit si një pikë lidhëse natyrore ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, duke theksuar marrëdhëniet e ngushta historike, kulturore dhe akademike ndërmjet dy vendeve. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë shprehu vlerësimin për angazhimin e UAMD-së në proceset e ndërkombëtarizimit dhe për forcimin e bashkëpunimit me institucionet akademike italiane.

sqAlbanian