Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me “University of the National Education Commission”, Krakow, Poloni

Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me “University of the National Education Commission”Krakow, Poloni

 

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në University of the National Education Commission Krakow, Poloni në vitin akdemik 2026-2027.  (https://www.uken.krakow.pl/).

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës. 

Numri i kuotave:

1 (një) staf akademik 

Lloji i  mobilitetit:

  • Mësimdhënie  

Fakultetet dhe fushat:

  1. Fakulteti i Edukimit:

 Departamenti i Pedagogjisë:

  • Edukim Special
  • Arsim Parashkollor 
  • Arsim Fillor  

Departamenti i Sociologjisë: 

  • Punë Sociale
  1. Fakulteti i Shkencave Politike Juridike:

Departamenti Shkencave Politike 

  •  Marrëdhënie Ndërkombëtare
  • Gazetari

Afati i aplikimit: 17 Korrik 2026.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në   Universitetin Kombëtar të Edukimit Krakow, Poloni:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (C1);

–     Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al, cc:  arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

Leave a Reply