

Fokusi i Konkursit midis 12 shkollave të Durrësit, organizuar me mbështetjen e “Shtëpisë së Evropës” (Europe House), në Shkollën 9 Vjeçare “14 Nëntori”, të rikonstruktuar pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, me mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes programit “EU for Schools”.
“Kemi jo vetëm godina të bukura, por edhe njerëz humanë brenda tyre, që ndërmarrin veprime për kohët ku jetojmë, sikurse mbrojtja e mjedisit nga plastika”, u shpreh ndër të tjera përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, z. Jean Bapstiste Le Bras, i cili inkurajoi veprimet e ndërmarra nga fëmijët dhe rinia e Durrësit.
12 shkollat e përfshira në konkursin për mbledhjen e plastikës morën certifikata pjesëmarrëse nga zyra e BE-së Shqipëri për veprimet e tyre në mbrojtje të mjedisit, ku u panë me kërshëri edhe instalacionet artistike të shkollave “Vinçenc Prendushi”, “Bajram Curri”, “Jusuf Puka”, “Kushtrimi i Lirisë” etj., ku të pranishëm në aktivitet ishin edhe përfaqësues nga shtetet anëtare të BE-së.
Çmimet e shpërndara u bazuan në sasinë e plastikës së mbledhur dhe të ricikluar nga 12 shkollat e përfshira në konkurs.
Çmimi i parë shkoi për shkollën “Marie Kaçuli” 500 euro;
Çmimi i dytë shkoi për shkollën “Bilal Golemi”, Xhafzotaj 300 euro;
Çmimi i tretë shkoi për shkollën “Jusuf Puka”, 200 euro.
●Morën pjesë 250 nxënës nga 12 shkolla 9-vjeçare.
●U mblodhën gjithsej 2080 kg plastikë dhe u riciklua 1655 kg prej tyre ose 80%, për t’u konvertuar në mjete sportive e çlodhëse për mjediset arsimore!
Faleminderit Shtëpisë së Evropës për aktivitetet aq mbresëlënëse që na organizon herë pas here!
Gazetari ynë i Durrësit historik e turistik, aktivizmit dhe investigimit të së vërtetës, vlerësuar edhe nga Bashkimi Evropian për gazetarinë investigative në Shqipëri, Geri Emiri, moderoi këtë aktivitet.