Në datë 6 Nëntor 2025, Workshop 2 – SOC LAB në UAMD: Një model në shërbim të komunitetit dhe zhvillimit akademik
Në datë 6 Nëntor 2025, Departamenti i Sociologjisë dhe Departamenti e Psikologjisë, nw bashkepunim me komunitetin lokal organizoi Workshop-in e dytë në kuadër të projektit:
SOC LAB – Social Lab – Laboratori i Ndryshimit Social në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet universitetit dhe komunitetit lokal përmes diskutimeve konstruktive dhe iniciativave praktike që synojnë adresimin e çështjeve sociale me ndikim në zhvillimin e komunitetit.
Ky workshop solli së bashku më shumë se 30 përfaqësues të institucioneve të shërbimeve sociale në Qarkun e Durrësit – drejtues institucionesh, punonjës socialë, psikologë, mentorë, logopedë, terapistë dhe vlerësues të shërbimeve sociale. Ata ndanë sfidat, perspektivat dhe përvojat e tyre në lidhje me nevojat sociale të grupeve të ndryshme të komunitetit. Kontributi i tyre shërbeu si një fokus-grup i rëndësishëm, duke ndihmuar në identifikimin e problematikave prioritare, mbi të cilat studentët do të angazhohen përmes kërkimit shkencor dhe punës praktike në terren.
Diskutimet u përqendruan në:
• Angazhimi praktik i studentëve në kërkime dhe ndërhyrje sociale
• Identifikimi i sfidave prioritare dhe krijimi i zgjidhjeve të bazuara në të dhëna shkencore
• Ndërtimi i urave të bashkëpunimit me Bashkinë e Durrësit, institucionet publike, OJF-të dhe aktorë të tjerë lokalë
Workshop-i u zhvillua përmes prezantimeve tematike, punës në grupe dhe diskutimeve të hapura, duke sjellë ide konkrete për projekte të ardhshme bashkëpunimi mes studentëve, stafit akademik dhe institucioneve vendore.
Rezultatet e pritshme
• Rritja e ndërgjegjësimit mbi rolin e universitetit në zhvillimin social
• Krijimi i nismave të përbashkëta që adresojnë nevojat e komunitetit
• Konsolidimi i një rrjeti bashkëpunimi të qëndrueshëm mes aktorëve lokalë
• Nënshkrimi i marrëveshjeve për aktivitete sociale me impakt real në komunitet
Pjesëmarrësit e angazhuar vlerësuan projektin si një iniciativë të re dhe inovative, që sjell një qasje të ndryshme në zgjidhjen e sfidave ekzistuese.
Disa Këndvështrime………
“SOC LAB është një hap konkret drejt një universiteti të angazhuar, ku studentët dhe komuniteti bashkëkrijojnë zgjidhje me impakt social.” – Prof. As. Dr. Juljana Laze
“Partneriteti universitet–komunitet nuk është vetëm vlerë akademike, por domosdoshmëri për zhvillimin social të Durrësit.” – Dr. Mirjam Reçi
“Kur dijet dhe përvojat ndërthuren, krijohen mundësi reale transformimi në shoqëri.” – Dr. Julinda Cilingiri
“Etika është themeli i çdo kërkimi. Si pedagog, angazhohem që studentët të zhvillojnë përgjegjësi, integritet dhe reflektim kritik gjatë gjithë procesit kërkimor” – Dr. Risvan Tërshalla
“Ky bashkëpunim rrit cilësinë e shërbimeve sociale dhe na afron më shumë me të rinjtë dhe nevojat e tyre.” — Përfaqësues i Bashkisë Durrës, Sherbimi Social Shteteror
SOC LAB tregon se si bashkëpunimi mes studentëve dhe komunitetit mund të prodhojë ide dhe zgjidhje që sjellin ndryshim social real.” – Dr. Enkelejda Cenaj
“Fuqizojmë komunitetin sot, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Bashkëpunimi me universitetin na mundëson të ndajmë ekspertizë, të adresojmë sfida reale dhe të krijojmë zgjidhje të qëndrueshme që ndikojnë pozitivisht në jetën e qytetarëve.” – Përfaqësues i Qendrës Partnere, Fuqizojmë komunitetin sot për të ardhmen.”
“SOC LAB na jep mundësinë të jemi pjesë e zgjidhjes, jo vetëm të problemit.” – Student pjesëmarrës
“Kjo qasje e re e UAMD tregon se universiteti është aty ku ka më shumë nevojë: mes komunitetit.” – Përfaqësues të Qendrave Komunitare
Ky aktivitet përforcon vizionin e UAMD për të qenë një institucion aktiv dhe kontribuues në transformimet pozitive sociale dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.
Në vazhdim, studentët do të orientohen drejt studimit dhe analizës së sfidave të identifikuara, me synimin për të ofruar zgjidhje të bazuara në evidenca dhe angazhim komunitar, duke mundësuar prodhimin e njohurive të reja dhe zgjidhjeve praktike.
Aktiviteti u udhëhoq nga: Prof. As. Dr. Juljana Laze, Dr. Enkelejda Cenaj, Dr. Julinda Cilingiri, Dr. Risvan Tërshalla, Dr. Mirjam Reci, si dhe nën kujdesin e Përfaqësueses se Qendrës Partnere, Fuqizojmë komunitetin sot për të ardhmen.” Fabiola EgroDepartamenti i Sociologjisë dhe Departamenti e Psikologjisë, nw bashkepunim me komunitetin lokal organizoi Workshop-in e dytë në kuadër të projektit:
SOC LAB – Social Lab – Laboratori i Ndryshimit Social në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet universitetit dhe komunitetit lokal përmes diskutimeve konstruktive dhe iniciativave praktike që synojnë adresimin e çështjeve sociale me ndikim në zhvillimin e komunitetit.
Ky workshop solli së bashku më shumë se 30 përfaqësues të institucioneve të shërbimeve sociale në Qarkun e Durrësit – drejtues institucionesh, punonjës socialë, psikologë, mentorë, logopedë, terapistë dhe vlerësues të shërbimeve sociale. Ata ndanë sfidat, perspektivat dhe përvojat e tyre në lidhje me nevojat sociale të grupeve të ndryshme të komunitetit. Kontributi i tyre shërbeu si një fokus-grup i rëndësishëm, duke ndihmuar në identifikimin e problematikave prioritare, mbi të cilat studentët do të angazhohen përmes kërkimit shkencor dhe punës praktike në terren.
Diskutimet u përqendruan në:
• Angazhimi praktik i studentëve në kërkime dhe ndërhyrje sociale
• Identifikimi i sfidave prioritare dhe krijimi i zgjidhjeve të bazuara në të dhëna shkencore
• Ndërtimi i urave të bashkëpunimit me Bashkinë e Durrësit, institucionet publike, OJF-të dhe aktorë të tjerë lokalë
Workshop-i u zhvillua përmes prezantimeve tematike, punës në grupe dhe diskutimeve të hapura, duke sjellë ide konkrete për projekte të ardhshme bashkëpunimi mes studentëve, stafit akademik dhe institucioneve vendore.
Rezultatet e pritshme
• Rritja e ndërgjegjësimit mbi rolin e universitetit në zhvillimin social
• Krijimi i nismave të përbashkëta që adresojnë nevojat e komunitetit
• Konsolidimi i një rrjeti bashkëpunimi të qëndrueshëm mes aktorëve lokalë
• Nënshkrimi i marrëveshjeve për aktivitete sociale me impakt real në komunitet
Pjesëmarrësit e angazhuar vlerësuan projektin si një iniciativë të re dhe inovative, që sjell një qasje të ndryshme në zgjidhjen e sfidave ekzistuese.
Disa Këndvështrime………
“SOC LAB është një hap konkret drejt një universiteti të angazhuar, ku studentët dhe komuniteti bashkëkrijojnë zgjidhje me impakt social.” – Prof. As. Dr. Juljana Laze
“Partneriteti universitet–komunitet nuk është vetëm vlerë akademike, por domosdoshmëri për zhvillimin social të Durrësit.” – Dr. Mirjam Reçi
“Kur dijet dhe përvojat ndërthuren, krijohen mundësi reale transformimi në shoqëri.” – Dr. Julinda Cilingiri
“Etika është themeli i çdo kërkimi. Si pedagog, angazhohem që studentët të zhvillojnë përgjegjësi, integritet dhe reflektim kritik gjatë gjithë procesit kërkimor” – Dr. Risvan Tërshalla
“Ky bashkëpunim rrit cilësinë e shërbimeve sociale dhe na afron më shumë me të rinjtë dhe nevojat e tyre.” — Përfaqësues i Bashkisë Durrës, Sherbimi Social Shteteror
SOC LAB tregon se si bashkëpunimi mes studentëve dhe komunitetit mund të prodhojë ide dhe zgjidhje që sjellin ndryshim social real.” – Dr. Enkelejda Cenaj
“Fuqizojmë komunitetin sot, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Bashkëpunimi me universitetin na mundëson të ndajmë ekspertizë, të adresojmë sfida reale dhe të krijojmë zgjidhje të qëndrueshme që ndikojnë pozitivisht në jetën e qytetarëve.” – Përfaqësues i Qendrës Partnere, Fuqizojmë komunitetin sot për të ardhmen.”
“SOC LAB na jep mundësinë të jemi pjesë e zgjidhjes, jo vetëm të problemit.” – Student pjesëmarrës
“Kjo qasje e re e UAMD tregon se universiteti është aty ku ka më shumë nevojë: mes komunitetit.” – Përfaqësues të Qendrave Komunitare
Ky aktivitet përforcon vizionin e UAMD për të qenë një institucion aktiv dhe kontribuues në transformimet pozitive sociale dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.
Në vazhdim, studentët do të orientohen drejt studimit dhe analizës së sfidave të identifikuara, me synimin për të ofruar zgjidhje të bazuara në evidenca dhe angazhim komunitar, duke mundësuar prodhimin e njohurive të reja dhe zgjidhjeve praktike.
Aktiviteti u udhëhoq nga: Prof. As. Dr. Juljana Laze, Dr. Enkelejda Cenaj, Dr. Julinda Cilingiri, Dr. Risvan Tërshalla, Dr. Mirjam Reci, si dhe nën kujdesin e Përfaqësueses se Qendrës Partnere, Fuqizojmë komunitetin sot për të ardhmen.” Fabiola Egro





