U zhvillua me sukses workshopi mbi Inteligjencën Artificiale dhe Ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë në UAMD

U zhvillua me sukses workshopi i organizuar nga Qendra për Kërkim, Zhvillim dhe Ekselencë në bashkëpunim me Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit të UAMD-së.
Patëm nderin të mirëpresim Znj. Edlira Adi Kahani Subashi, eksperte e lartë me mbi 30 vite përvojë në fushën e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, njohjes së kualifikimeve akademike dhe menaxhimit të projekteve.
🔹 Temat kryesore të diskutuara:
• Inteligjenca Artificiale dhe njohja akademike ndërkufitare
• Siguria dhe etika në përdorimin e AI
• Kuadri ligjor dhe mundësitë e barabarta për mobilitet në Ballkanin Perëndimor
• Roli i studentëve dhe stafit në ndërtimin e një kulture të drejtë dhe transparente të përdorimit të AI
Ky aktivitet shënoi një hap të rëndësishëm në integrimin e teknologjisë, etikës dhe ndërkombëtarizimit në arsimin e lartë, duke nxitur reflektim, debat dhe bashkëpunim ndërmjet stafit dhe studentëve të UAMD-së.
sqAlbanian