Rektori i UAMD, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, pritet në një ceremoni zyrtare nga rektori i Universitetit Teknologjik të Krakovës, Poloni

Rektori i UAMD, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi u prit në një ceremoni zyrtare nga Prof. dr hab. inż. Andrzej Szarata, rektor i Universitetit Teknologjik të Krakovës, Poloni.

Si partnerë të Aleancës Universitare STARS EU, familjes së akademisë evropiane, ku UAMD aderon me krenari së bashku me 8 universitete të BE, bashkëpunimi midis universiteteve tona do thellohet gjithnjë e më shumë në shërbim të kërkimit shkencor, shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve si edhe në krijimin e programeve të përbashkëta.

UAMD është e përkushtuar te ndërkombëtarizimi dhe fuqizimi i cilësisë kërkimore dhe shkencore duke konsoliduar një ofertë akademike tejet cilësore në rajon, në Evropë e më gjerë.

sqAlbanian