Në nder të Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës, studentët e kursit të Masterit në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomatike 2024–2026, nën kujdesin dhe frymëzimin e lektores Mirela Metushaj, mbollën një bredh – në shenjë respekti, mirënjohjeje dhe reflektimi mbi trashëgiminë e saj shpirtërore dhe humane.
Ky akt modest por domethënës u realizua për të kujtuar se edhe veprimet më të vogla, të mbushura me dashuri, kanë rëndësi. 🌍🕊
Mbjellja e këtij bredhi përfaqëson vazhdimësinë e vlerave dhe përkushtimin e brezave të rinj për t’i ndjekur ato jo vetëm në teori, por edhe në veprim.
“Not all of us can do great things. But we can do small things with great love.” – Nënë Tereza 💙