Program i Ri Bachelor në Punë Sociale – Ndërto një Karrierë me Ndikim në Shoqëri!

🎓 Nis Programi i Ri Bachelor në Punë Sociale
📍 Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

Departamenti i Sociologjisë njofton me kënaqësi hapjen e programit të ri të studimit Bachelor në Punë Sociale, i cili do të startojë në vitin akademik 2025–2026!

✅ Ky program ofron diplomë të njohur zyrtarisht në Shqipëri, duke garantuar lidhje të natyrshme me ciklin e dytë të studimeve – Master Profesional në Shërbime Sociale dhe Komunitare, duke ndjekur standardet e përcaktuara nga Urdhri i Punonjësit Social.

🎯 Çfarë ofron programi?
* Një formim teorik dhe praktik cilësor
* Përgatitje për sfidat reale në profesionin e punonjësit social
* Mundësi punësimi në institucione publike dhe organizata joqeveritare
* Vazhdueshmëri në formimin akademik me program master të akredituar

🌍 Bëhu pjesë e një programi që ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës sociale dhe mbështet komunitetin.

📌 Apliko dhe bëhu pjesë e programit Bachelor në Punë Sociale!

#UAMD #PunëSociale #Bachelor2025 #DepartamentiSociologjisë #FakultetiEdukimit #ProgramiRiStudimi #ZgjedhUAMD #Matura2025 #NdihmoShoqërinë #karrierëmendikim

sqAlbanian