Forcimi i Karrierës së Studentëve përmes Bashkëpunimit UAMD – RISI Albania

Një takim shumë i frytshëm u zhvillua ndërmjet Rektorit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe përfaqësueses së shoqatës, znj. Edlira Muedini, për të vijuar dhe thelluar bashkëpunimin dypalësh në fushën e këshillimit të karrierës.

Ky bashkëpunim synon përgatitjen e studentëve për t’u integruar me sukses në tregun e punës, si brenda vendit ashtu edhe në tregun ndërkombëtar. Projekti do të vazhdojë me aktivitete konkrete dhe intensive, të cilat do të organizohen në përputhje me nevojat dhe kërkesat e studentëve.

Për Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, punësimi i studentëve pas diplomimit mbetet një prioritet kryesor, dhe kjo nismë është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e urave të bashkëpunimit midis akademisë dhe tregut të punës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian