“𝑴𝒃𝒊𝒍𝒍 𝒑𝒆𝒎ë𝒏 𝒕ë𝒏𝒅𝒆!”

“𝑴𝒃𝒊𝒍𝒍 𝒑𝒆𝒎ë𝒏 𝒕ë𝒏𝒅𝒆!”- 𝒌𝒚 𝒊𝒔𝒉𝒕𝒆 𝒎𝒆𝒔𝒂𝒛𝒉𝒊 𝒊 𝒂𝒌𝒕𝒊𝒗𝒊𝒕𝒆𝒕𝒊𝒕 𝒊 13 𝑫𝒉𝒋𝒆𝒕𝒐𝒓it 2024 𝒏𝒈𝒂 𝑼𝑨𝑴𝑫, 𝒏ë𝒏 𝒌𝒖𝒋𝒅𝒆𝒔𝒊𝒏 𝒆 𝑹𝒆𝒌𝒕𝒐𝒓𝒊𝒕, 𝑷𝒓𝒐𝒇. 𝑫𝒓. 𝑺𝒉𝒌ë𝒍𝒒𝒊𝒎 𝑭𝒐𝒓𝒕𝒖𝒛𝒊.

*Rezultate:*

Morën pjesë mbi 250 vullnetarë, ku secili mbolli pemën e tij, 100 rrënjë ulliri, 100 eukalipt, të ndryshme!🌱🌳

● mbi 150 studentë, stafi akademik dhe administrativ
nga 5 fakultete, të cilët erdhën edhe me thasë me shishe plastike të riciklueshme.
● mbi 100 nxënës, mësues e drejtues nga 6 shkolla 9-vjeçare e gjimnaze të Durrësit: Bajram Curri, Hafiz Ali Podgrorica, Jusuf Puka, Marie Kaçulini, Bilal Golemi-Xhafzotaj, Leonik Tomeo.
●U ricikluan ♻️♻️♻️130 kg shishe plastike për muajin Dhjetor.
● U promovua filmi me metrazh të shkurtër “Dje dhe sot”, bazuar në filmin e mirënjohur “Tomka dhe shokët e tij”, me rastin e 80 vjetorit të Çlirimit, nga producentja- mësuese Marsida Mezja dhe klasa e Vc, shkolla “Bajram Curri”.
U prpmovuan instalacione artistike:

1. Vepra e artit “Pema e Jetës”🌳🖼♻️🇦🇱🌍si bashkepunim i Artistes Malvina Dreni me shkollat dhe Universitetin e Durrësit. Punimi me 1000 tapa të shisheve dhe sipër me epoxy resine vendoset në Fakultetin e Edukimit, UAMD. “Ne duam një Shqipëri të pastër dhe ta mbajmë të bukur siç është!” #cleanishëmriver janë heronjtë e kësaj nisme kaq të bukur!”-shprehet artistja e veprës Malvina Dreni.

2. Vepra e Artit, “Pema që ka rrënjë edukimin, fryt i një Shqipërie të pastër”♻️🖼🌳🇦🇱. Nis nga ne, mësuesit. Ne jemi rrënjët që mbjellim vlerat e edukatës dhe përgjegjësisë tek brezat e rinj, duke e pasuruar kështu shoqërinë me individë të edukuar dhe të ndërgjegjshëm. Edukimi, sikurse një pemë që ka rrënjë të thella, zhvillohet dhe rritet përmes ndikimit tonë si mësues, duke filluar nga vlerat themelore për mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e plastikës, të cilat janë pjesë e një edukimi të përgjegjshëm për një të ardhme më të pastër.” -shprehet mësuesja virtuoze Marsida Mezja.
“Ky punim me 5000 tapa nga unë, lidh edukimin dhe pastrimin e mjedisit me rolin e mësuesve si themelues të vlerave për një shoqëri të qëndrueshme.”-vijon mësuesja Marsida Mezja e klasës Vc, shkolla “Bajram Curri, vepër arti që u vendos tek Fakulteti i Edukimit, UAMD.

Na nderoi me pjesëmarrjen e saj Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila na mbështet transportin falas e 14 ton plastikë në kompani riciklimi, për t’i kthyer të ardhurat në gjelbërim e mjete sportive/didaktike.

Në fund të aktivitetit u ndanë certifikata për punën vullnetare nga Rektori i UAMD-së dhe u promovua arti me riciklim.♻️🖼️

Rektori premtoi: “Fillim i një bashkëpunimi UAMD-Gjimnaze-Shkolla 9-vjeçare, i cili do të forcohet më shumë në të ardhmen.”

sqAlbanian