Workshop me temë: Prezantimin e Gjetjeve të Projektit për Vlorën.

Më 9 Maj, në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Vlorës (UNIVL), salla 204, do të zhvillohet një workshop me temë: “Prezantimi i Gjetjeve të Projektit për Vlorën”.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit:
“Produkti Turistik i Integruar në Funksion të Turizmit të Përgjegjshëm Gjithëvjetor përgjatë Bregdetit të Adriatikut”, një iniciativë që synon promovimin e turizmit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm në rajonin e Vlorës dhe më gjerë.

Workshop-i do të shërbejë si një platformë për prezantimin e rezultateve dhe rekomandimeve të projektit, si dhe për diskutime ndërmjet aktorëve lokalë dhe kombëtarë të sektorit të turizmit.

Eventi do të mbahet ditën e Premte, dhe është pjesë e një bashkëpunimi ndërmjet Restourism, Universitetit të Vlorës, AKKSHI, dhe ALBACADEMY.

sqAlbanian