VEND I LIRË NË BORDIN E STUDENTËVE – STARS EU

VEND I LIRË NË BORDIN E STUDENTËVE – STARS EU

Dëshiron të kontribuosh në zhvillimin e një Universiteti Evropian të orientuar drejt së ardhmes?

 

STARS EU

STARS EU është një aleancë strategjike Evropiane, ku Universiteti “Aleksandër Moisiu” është një nga partnerët. Aleanca përbëhet nga nëntë universitete partnere të shpërndara nëpër Evropë. STARS EU synon të zhvillojë një Universitet Evropian të orientuar drejt së ardhmes përmes kurrikulave të përbashkëta, kërkimeve të përbashkëta, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik në rajonet përkatëse. Ne punojmë së bashku në struktura të ndryshme drejtimi dhe bashkëpunimi.

Një nga këto struktura është Bordi i Studentëve STARS EU.

 

Çfarë po kërkojmë?

Aktualisht jemi në kërkim të dy studentëve proaktivë (1 në programin e ciklit të Dy-të të studimit (Master) dhe një në ciklin e Tre-të të studimit (Doktoraturë) nga të gjithë Fakultetet. Një nga kriteret kryesore është që duhet të keni aftësi të mira komunikuese në gjuhën angleze.

Detyrat tuaja do të jenë, ndër të tjera:

  • T’i jepni aleancës STARS EU feedback dhe këshilla nga perspektiva e studentëve!
  • Bashkëpunim me struktura të ndryshme drejtimi dhe bashkëpunimi brenda Aleancës.
  • Ndërtimi i një strukture të qëndrueshme për përfshirjen e studentëve të UAMD në Aleancën STARS EU.
  • Të jeni ambasadorë për STARS EU ndër studentët e UAMD, duke i informuar në mënyrë aktive dhe duke i ftuar në eventet e STARS EU.

 

Çfarë ofrojmë?

Bashkimi me aleancën STARS EU do të jetë përfitim edhe për ju!

Ju do të:

  • Fitoni përvojë ndërkombëtare pune brenda një aleance prestigjioze të universiteteve evropiane (e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian
    • Kontribuoni në zhvillimin e një Universiteti Evropian të orientuar drejt së ardhmes
    • Takoni dhe lidheni me akademikë dhe profesionistë të njohur ndërkombëtarisht
    • Merrni një certifikatë pjesëmarrjeje ku përmenden grupet dhe aktivitetet në të cilat keni marrë pjesë
    • Keni mundësinë të udhëtoni në universitetet partnere brenda STARS EU, me të gjitha shpenzimet e mbuluara

    Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar :

    • Vërtetim studenti/i notave ((Master ose Doktorature)
    • Kopje e pasaportës ose ID
    • Letër motivimi në gjuhën angleze
    • CV në gjuhën angleze
    • Vertetim te gjuhes angleze (Nese e dispononi)

     

    Të interesuar?

    Ju lutemi dërgoni një email tek Luada Muço, Oficere në STARS EU: luadamuco@uamd.edu.al

  • Afati i fundit për aplikim është 31 Maj 2025.

     

  • Aplikantët potencial do të ftohen në një seancë interviste.

sqAlbanian