UAMD merr pjesë në aktivitetin tre-ditor të projektit Erasmus+ SustainTour

Në datat 24–26 Nëntor 2025, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës mori pjesë në aktivitetin tre-ditor të projektit Erasmus+ SustainTour – “Capacity Building of VET providers in Sustainable Tourism”, të zhvilluar në Tiranë me praninë e të gjithë partnerëve ndërkombëtarë.

Aktiviteti u hap më 24 nëntor me Takimin e 2-të Plenar, ku u prezantuan ecuria e deritanishme e projektit, rezultatet e paketave të punës dhe planifikimi i veprimtarive të ardhshme. Diskutimet u fokusuan në koordinimin e punës, zhvillimin e programeve të trajnimit dhe rritjen e efektivitetit të bashkëpunimit midis institucioneve partnere.

Gjatë 25–26 nëntorit, partnerët vijuan me një Workshop dy-ditor brainstorming, i dedikuar përcaktimit të kompetencave kryesore për profilin e këshilltarit të turizmit të qëndrueshëm, përgatitjes së Raportit Krahasues dhe harmonizimit të rezultateve me kornizat evropiane EQF, DigiComp dhe GreenComp.

Pjesëmarrja e UAMD në këto aktivitete forcon angazhimin e universitetit në projekte ndërkombëtare, ndihmon në shkëmbimin e praktikave më të mira dhe kontribuon në ndërtimin e kapaciteteve profesionale në fushën e turizmit të qëndrueshëm.

 
 
sqAlbanian