Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, priti në një takim pune Prof. John Nelson nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prof. Nelson, PhD, MS, RN, me një përvojë mbi 33-vjeçare në fushën e infermierisë dhe menaxhimit të të dhënave në shkallë globale, diskutoi me Rektorin mundësitë për bashkëpunim në fushën e infermieristikës dhe zhvillimin e projekteve kërkimore ndërkombëtare.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve akademike dhe shkëmbimin e eksperiencave profesionale mes UAMD dhe ekspertëve ndërkombëtarë.