
Në datat 9-10 Korrik 2025, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës mori pjesë në takimin ndërkombëtar të radhës të projektit BLUE ECOSYSTEM, zhvilluar në Qipro, në ambientet e Cyprus Marine & Maritime Institute në Larnaka.
Në këtë aktivitet, UAMD u përfaqësua nga:
Takimi kishte si fokus zhvillimin e mëtejshëm të inovacionit blu, akselerimin e zgjidhjeve vendore për sfidat mjedisore dhe sociale, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm detar dhe bregdetar.
Gjatë sesioneve të punës, u diskutua mbi:
Pjesëmarrja e UAMD në këtë projekt vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të universitetit për të kontribuar në forcimin e kapaciteteve kërkimore, edukimit dhe inovacionit në Shqipëri, duke sjellë praktika bashkëkohore në mësimdhënie dhe bashkëpunim me komunitetet lokale për zhvillimin e qëndrueshëm.
Projekti BLUE ECOSYSTEM financohet nga programi Interreg Euro-MED dhe mbledh partnerë nga vende të ndryshme të Mesdheut, me qëllim krijimin e një ekosistemi të integruar që nxit zhvillimin ekonomik të sektorëve blu dhe rritjen e qëndrueshme të zonave bregdetare.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” do të vijojë të angazhohet në këto iniciativa, duke sjellë kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e cilësisë së kërkimit dhe arsimit të lartë në vend.