Stafi i Departamentit të Gjuhëve të Huaja, UAMD, mori pjesë më 12 qershor 2025 në konferencën ndërkombëtare “Facing Language and Cultural Education Challenges in the Current World”, të organizuar në Nitra, Sllovaki, në partneritet me Departamentin e Gjuhëve Romane dhe Gjermane të Constantine the Philosopher University në Nitra, Sllovaki.
UAMD ishte bashkëorganizator i kësaj konference, si pjesë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me UKF, i cili përfshin tre programe studimi me diploma të dyfishta në të tre ciklet universitare.
Në aktivitet mori pjesë edhe Dekania e Fakultetit të Edukimit, Prof. Asoc. Dr. Kodiana Leka.