Në kuadër të projektit Blue Ecosystem – Interreg Euro-MED, më 27–28 Tetor 2025, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës organizoi me sukses Train Lab Workshop, një aktivitet dy ditor kushtuar inovacionit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë blu në Shqipëri.
Gjatë dy ditëve të trajnimit, akademikë, sipërmarrës, kërkues shkencorë dhe përfaqësues të institucioneve publike u bashkuan për të ndarë ide, përvoja dhe zgjidhje konkrete që synojnë mbrojtjen e burimeve detare, promovimin e turizmit të qëndrueshëm dhe nxitjen e sipërmarrjes inovative.
Pas përfundimit të workshop-it, aplikuesit do të vazhdojnë takimet me ekspertët dhe do të marrin mbështetje të personalizuar deri më 27 Nëntor, ndërsa më 10 Dhjetor 2025 do të zhvillohet aktiviteti përmbyllës për të paraqitur progresin dhe hapat e tyre të mëtejshëm.
Ky aktivitet dëshmoi edhe njëherë se përmes bashkëpunimit, ideve krijuese dhe angazhimit të përbashkët mund të ndërtojmë një ekonomi blu më të fortë, më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për brezat që vijnë.






