Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Vidzeme University, Letoni.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në Universitetin e Vidzeme, Letoni. (https://va.lv/en/ ).

Mobiliteti konsiston në pjesëmarrje në Konferencë shkencore për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·  2 (dy) për staf akademik.

Lloji i  mobilitetit:

·  Konferencë Shkencore  (13 – 17 Tetor 2025)

Fakultetet:

·  Fakulteti i Biznesit;

·  Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit.

Afati i aplikimit: 18 Qershor 2025.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Vidzeme University, Letoni:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; 

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;

–     Kopje e pasaportës;

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i pestë, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian