Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin Zadar ne Kroaci.

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL

CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN ZADAR NË KROACI PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE NIVELIT TË DYTË (MASTER).

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus +, ju ofron studentëve
bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026, në Zadar në Kroaci
(https://tikz.unizd.hr/en).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
•      Bachelor / Master
Numri i kuotave:
•      3 studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
•      Fakulteti i Edukimit (Gjuhe e Huaj; Petagogji; Sociologji);
• Fakulteti i Biznesit (Shkenca Ekonomike; Turizem)

Afati i aplikimit: 30 Tetor 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen vetëm nga Universiteti
pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Zadar, Kroaci:
–          Kopje e pasaportës;
–          CV në gjuhën angleze;
– Vërtetim notash.
Kriteret për aplikim:
–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, nivel B2;
–  Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane, nivel B2;
–  Performancë të mirë akademike.

Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën rexhinaalite@uamd.edu.al,
cc: denisamerhadi@uamd.edu.al ose me shkresë pranë zyrës 511, kati i 5, Currila, Durrës.

sqAlbanian