Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin Valahia Targoviste, Rumani

Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin Valahia Targoviste, Rumani

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie / trajnim në Universitetin Valahia Targoviste, Rumani. https://www.valahia.ro/en/

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie / trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

2 (dy) staf akademik 

 

Lloji i  mobilitetit:

 

  • Mësimdhënie / trajnim

 

Fakultetet dhe fushat:

 

  1.  Fakulteti i Shkencave Politike Juridike: 

 

Departamenti i Drejtësisë

 

Afati i aplikimit: 19 Shkurt 2026.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Valahia Targoviste, Rumani:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (C1);

–     Kopje e pasaportës

–     Cover Letter, ku të specifikohet lloji i mobilitetit.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 euro.

(*) Mobiliteti duhet të kryhet në periudhën Mars – Maj 2026. Fituesit duhet të pajisen me Siguracion Shëndetësor

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al, cc:  arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian