

Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin Technical University of Sofia te
Bullgarise.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit
akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie / trajnim në javën ndërkombëtare të
organizuar në Universitetin e Sofies Bullgari.
Mobiliteti konsiston në trajnim / mësimdhënie për stafin akademik në gjuhën angleze për një
javë (5 ditë) në universitetin pritës per periudhen 24-30.05.2026.
Numri i kuotave:
4 (kater) për staf akademik
Lloji i mobilitetit:
Trajnim.
Fakultetet:
Fakulteti i Fakulteti i Teknologjise se Informacionit (Departamenti i Teknologjise se
Informacionit; Departamenti i Shkencave Kompjuterike)
Afati i aplikimit: 16.02.2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me
Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin
Sofies Bullgari:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës;
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën rexhinaalite@uamd.edu.al,
cc: belisakorriku@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me
Jashtë, Kati i Pestë, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.