Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin Technical University of Sofia te Bullgarise.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë  mësimdhënie / trajnim në javën ndërkombëtare të organizuar në   Universitetin e Sofies Bullgari.

Mobiliteti konsiston në trajnim / mësimdhënie për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës per periudhen 24-30.05.2026.

Numri i kuotave:

  •  4  (kater) për staf akademik

Lloji i  mobilitetit:

  • Trajnim.

Fakultetet:

  • Fakulteti i Fakulteti i Teknologjise se Informacionit (Departamenti i Teknologjise se Informacionit; Departamenti i Shkencave Kompjuterike)
 
Afati i aplikimit: 19.12.2025.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në  Universitetin Sofies Bullgari:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;

–     Kopje e pasaportës;

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën rexhinaalite@uamd.edu.al, cc: dorinelacupi@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Pestë, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian