
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të marrë pjesë në Mbledhjen e Komitetit Drejtues mbi Projektin KA171 2022-2025 që do të zhvillohet në datat 19-23 Maj , 2025 në Universitetin Saxion, Hollandë https://www.saxion.
Mobiliteti do të kryhet ne (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
Lloji i mobilitetit:
· Prezantim i raportit mbi projektin KA171 2022-2025 si dhe planifikimi i aktiviteteve per Vitin Akademik 2025-2026 në kuadër të projektit KA171 2023-2026
Fakultetet:
· Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Afati i aplikimit: 14 Prill 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Saxion, Hollandë:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze; C1
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë event dhe 2 ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al
Shënim: Data e nisjes duhet të planifikohet në përputhje me periudhen e zhvillimit të aktivitetit.