Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin Danubius, Rumani.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie/trajnim në Universitetin Danubius, Rumani. (https://univ-danubius.ro/en/).

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie/trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës  .

Numri i kuotave:

·  12 (dymbëdhjetë) për staf akademik.

Lloji i  mobilitetit:

·  Mësimdhënie (4 kuota)

·  Trajnim (8 kuota)

Afati i aplikimit: 19 Prill 2026.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Danubius, Rumani:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;

–     Kopje e pasaportës;

–     Letër motivimi.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Katërt, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian