Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Lodz University, Poloni.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në Universitetin e Lodz, Poloni. (https://www.uni.lodz.pl/en/ ).

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·  1 (një) për staf akademik.

Lloji i  mobilitetit:

·  Mësimdhënie  (16 Tetor-24 Maj 2026)

Fakultetet:

·  Fakulteti i Edukimit;

·  Fakulteti i Biznesit;

·  Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit;

·  Fakulteti i Shkencave Politike Juridike;

Afati i aplikimit: 12 Qershor 2025.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Lodz University, Poloni:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; 

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;

–     Kopje e pasaportës;

—     Formulari bashkëlidhur.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i pestë, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian