
Thirrje për shkëmbime të stafit akademik/administrativ me Universitetin e Salento-s në Itali.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik/administrativ mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie/trajnim në Universitetin e Salento në Itali.
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie/trajnim për stafin akademik/administrativ në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
· 3 (tre) për staf akademik/administrativ.
Lloji i mobilitetit:
· Mësimdhënie / Trajnim.
Fushat:
· Fakulteti i Shkencave Politike Juridike.
Afati i aplikimit: 7 Prill 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Salentos, në Itali:
– CV në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës;
– Formulari bashkëlidhur.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.