Thirrje për aplikim në Bordin e Studentëve STARS EU 

VEND I LIRË NË BORDIN E STUDENTËVE – STARS EU
Dëshiron të kontribuosh në zhvillimin e një Universiteti Evropian të orientuar drejt së
ardhmes?

STARS EU
STARS EU është një aleancë strategjike Evropiane, ku Universiteti “Aleksandër Moisiu”
është një nga partnerët. Aleanca përbëhet nga nëntë universitete partnere të shpërndara
nëpër Evropë. STARS EU synon të zhvillojë një Universitet Evropian të orientuar drejt së
ardhmes përmes kurrikulave të përbashkëta, kërkimeve të përbashkëta, inovacionit dhe
zhvillimit ekonomik në rajonet përkatëse. Ne punojmë së bashku në struktura të ndryshme
drejtimi dhe bashkëpunimi.
Një nga këto struktura është Bordi i Studentëve STARS EU.

Çfarë po kërkojmë?
Aktualisht jemi në kërkim të një studenti proaktivë në programin e Ciklit të Parë të studimit
(Bachelor).Një nga kriteret kryesore është që duhet të keni aftësi të mira komunikuese në
gjuhën angleze.
Detyrat tuaja do të jenë, ndër të tjera:
• T’i jepni aleancës STARS EU feedback dhe këshilla nga perspektiva e studentëve!
• Bashkëpunim me struktura të ndryshme drejtimi dhe bashkëpunimi brenda Aleancës.
• Ndërtimi i një strukture të qëndrueshme për përfshirjen e studentëve të UAMD në Aleancën
STARS EU.
• Të jeni ambasadorë për STARS EU ndër studentët e UAMD, duke i informuar në mënyrë
aktive dhe duke i ftuar në eventet e STARS EU.

Çfarë ofrojmë?
Përfshirja në Aleancën STARS EU do të jetë përfitim edhe për ju!
Ju do të:

• Kontribuoni në zhvillimin e një Universiteti Evropian të orientuar drejt së ardhmes
• Takoni dhe lidheni me akademikë dhe profesionistë të njohur ndërkombëtarisht
• Merrni një certifikatë pjesëmarrjeje ku përmenden grupet dhe aktivitetet në të cilat
keni marrë pjesë
• Keni mundësinë të udhëtoni në universitetet partnere brenda STARS EU, me të gjitha
shpenzimet e mbuluara

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar :
• Vërtetim studenti/i notave (Bachelor)
• Kopje e pasaportës ose ID
• Letër motivimi në gjuhën angleze
• CV në gjuhën angleze
• Vertetim te gjuhes angleze (Nese e dispononi)

Të interesuar?
Ju lutemi dërgoni një email tek Luada Muço, Oficere në STARS EU:
luadamuco@uamd.edu.al Afati i fundit për aplikim është 29 Shtator 2025.
Aplikantët potencial do të ftohen në një seancë interviste.

sqAlbanian