Për të gjithë studentët e UAMD-së dhe stafin akademik part -time, Bashkia Durrës ka shpallur thirrjen për pozicione të lira pune në fusha të ndryshme. Ftohen profesionistë që e duan qytetin dhe zhvillimin e tij të mëtejshëm të shprehin interesin për t’u bërë pjesë e skuadrës bashkiake.
Të ftuar të aplikojnë janë:
Arkitektë, urbanistë, inxhinierë, ekonomistë, IT, juristë, profesionistë të shkencave sociale, pedagogë, specialistë të bujqësisë, mjedisit dhe shumë të tjerë që duan të japin kontribut real për Durrësin.
Dërgoni CV-në dhe një letër interesi në adresën:
profesioniste@durres.gov.al
Kjo dritare qëndron e hapur gjatë gjithë vitit.
Aktualisht janë shpallur disa pozicione konkrete për të cilat mund të informoheni këtu: