Rektori i UAMD, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, mirëpriti sot në një takim zyrtar Rektorin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” të Kosovës, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku.
Takimi vjen si vijim i bashkëpunimit mes dy institucioneve, me fokus në:
Rritjen e mobiliteteve akademike dhe studentore;
Zhvillimin e projekteve të përbashkëta ndërkombëtare;
Organizimin e aktiviteteve kërkimore-shkencore;
Krijimin e programeve të përbashkëta dhe duale të studimit.
UAMD mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, duke ofruar më shumë mundësi për zhvillim akademik dhe profesional.