Sukses Ndërkombëtar: Diplomë e Dyfishtë për Erda Dervishin nga UAMD dhe La Sapienza

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës ka kënaqësinë dhe krenarinë të ndajë me publikun një nga shembujt më të spikatur të ekselencës studentore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën akademike.

Studentja Erda Dervishi ka përfunduar me sukses Masterin Shkencor “E Drejtë Europiane e Krahasuar”, një program i përbashkët ndërmjet Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Universitetit prestigjioz “La Sapienza” në Romë, duke u vlerësuar me notën maksimale 110/110.

Ky sukses përfaqëson jo vetëm përkushtimin dhe seriozitetin e Erdas gjatë gjithë rrugëtimit të saj akademik, por gjithashtu pasqyron standardin e lartë të cilësisë që universiteti ynë ofron nëpërmjet programeve të tij ndërkombëtare.

 Ky është një shembull frymëzues që dëshmon se sukseset më të mëdha nisin në auditorët tanë, ku pasioni për dijen ndërthuret me mundësitë që ofrojnë partneritetet akademike ndërkombëtare. UAMD, si një universitet në rritje të vazhdueshme, mbetet i përkushtuar në krijimin e urave të bashkëpunimit për studentët tanë me disa prej universiteteve më të njohura në Evropë e më gjerë.

Erda, të urojmë suksese të mëtejshme në rrugën tënde profesionale dhe jemi të bindur se ky është vetëm fillimi i një karriere të ndritur!

#20vjetUAMD #LaSapienza #DiplomëEDyfishtë #SuksesiStudentor #EArdhmjaFillonKëtu #ExcellenceInEducation

sqAlbanian