Më datë 4 mars, ora 10. 30 në Fakultetin e Studimeve Profesionale, u zhvillua një Workshop dhe Trajnim në kuadër të Gjuhës profesionale me temë:“Gjuha si veprimtari e specializuar në fushën e Studimeve Profesionale. Për një gjuhë të specializuar dhe komunikim të suksesshëm në fushën e studimeve profesionale. Teknika shkrimi dhe komunikimi.”
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit me të njëjtën temë në fushën e sociolinguistikës dhe ka për synim ndërgjegjësimin e studentëve (dhe më gjerë) për rëndësinë e një përdorimi cilësor të gjuhës në kuadër të veprimtarive të ndryshme profesionale.
Trajnimi u përqëndrua tek disa problematika të përdorimit gjuhësor profesional të shkruar dhe të folur, si:
- Rëndësia e rritjes së aftësisë dhe kapacitetit gjuhësor në fushën e studimeve profesionale;
- Rëndësia e njohjes së disa rregullave drejtshkrimore e gramatikore në kuadër të kësaj fushe;
- Rëndësia e përditësimit dhe e pasurimit të fjalorit profesional;
- Përshtatja e termave të huazuara të fushave të ndryshme profesionale me shqipen bashkëkohore;
- Zhvillimi i profesioneve përmes komunikimit profesional.
Aktiviteti u zhvillua nga përfaqësuesit e këtij projekti, Prof. as. dr. Edlira Troplini Abdurahmani, Departamenti i Gjuhës shqipe (Fakulteti i Edukimit), Msc. Luiza Lluri, Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detare (Fakulteti i Studimeve profesionale). Dr. Mirela Metushaj, Departamenti i Shkencave Politike (Fakulteti i Shkencave Politike -Juridike), Prof. as. dr. Bitila Shosha, Departamenti i Financë- Kontabilitetit (Fakulteti i Biznesit)
- Trajnimi u zhvillua nën kujdesin e Përgjegjëses së Departamentit të Shkencave inxhinierike dhe studimeve detare, Znj. Stela Sefa
- Në aktivitet morën pjesë studentë të Fakultetit të Studimeve Profesionale.

