Sot, Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, zhvilloi një takim me Ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, z. Michel Tarran, ku u diskutuan mundësi bashkëpunimi për iniciativa me impakt shoqëror.
Biseda u fokusua në:
• nxitjen e barazisë gjinore;
• mbështetjen e shtresave në nevojë;
• forcimin e integritetit dhe luftën kundër korrupsionit;
• ofrimin e shërbimeve juridike falas për komunitetin nëpërmjet Klinikës së Ligjit të UAMD.
UAMD mbetet e angazhuar në zhvillimin e partneriteteve që kontribuojnë në mirëqenien e komunitetit dhe në fuqizimin e të rinjve.