
Në kuadër të projektit DUALBA, u zhvillua një vizitë studimore në AS-Fabrik Campus, Mondragon University, ku partnerë nga Shqipëria, Serbia, Spanja dhe Austria u njohën me modelin e suksesshëm të Rajonit Bask në arsimin dual.
Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës u përfaqësua nga ekipi i projektit, me fokus në kërkim, sigurimin e cilësisë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Aktiviteti përfshiu prezantime të vlefshme, diskutime të hapura me studentë, pedagogë dhe mentorë, si dhe shkëmbime idesh mbi sfidat dhe mundësitë e arsimit dual.
Projekti DUALBA synon të përmirësojë kompetencat e të diplomuarve përmes zhvillimit të një modeli të arsimit dual dhe kornizës ligjore e strategjike që e mbështet atë. Ky model do të pilotohet në pesë universitete shqiptare, me qëllim rritjen e punësueshmërisë së studentëve, përshtatjen e tyre me nevojat e tregut, si dhe zgjerimin e aksesit në arsim për studentët nga familje me të ardhura të ulëta.