Panairi i 5-të i Punës dhe Karrierës në UAMD!

Më datë 22 Maj 2025, në ambientet e Fakultetit të Biznesit u zhvillua me sukses Panairi i 5-të i Punës dhe Karrierës, një ngjarje që krijon ura bashkëpunimi mes studentëve dhe tregut të punës.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi theksoi rëndësinë e partneritetit me bizneset për praktikat mësimore dhe përshtatjen e kurrikulave me nevojat reale të tregut.

Një lajm i rëndësishëm nga ky aktivitet:
UAMD do të integrojë praktikën mësimore në kurrikulën e studimeve Bachelor duke filluar që nga viti i dytë!
Një hap i madh drejt përgatitjes më të mirë profesionale të studentëve tanë!

sqAlbanian