HAPET APLIKIMI PËR BURSË TË PLOTË PËR TË ZHVILLUAR SEMESTRIN E DYTË AKADEMIK 2024-2025 NË SHKOLLËN EKNONOMIKE TË BERLINIT NË GJERMANI.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2024 – 2025, në Shkollën Ekonomike  të Berlinit në Gjermani (https://www.hwr-berlin.de/).

  1. Nivelet e mobilitetit për studentet: 
    Bachelor;
  2. Numri i kuotave:
    4 studentë;
  3. Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
    Fakulteti i Biznesit (Profilet: Shkenca ekonomike, Administrim Biznesi,, Marketing,Finance Kontabilitet);
  4.  Afati i aplikimit: 20 Shtator 2024.
    Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen nga Universiteti pritës.
  5. Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Berlinit, Gjermani:
    –  Vërtetim i notave (i përkthyer në anglisht);
    –  Kopje e pasaportës;
    –  Letër motivimi në gjuhën angleze;
    –  CV në gjuhën angleze.
  6. Kriteret për aplikim:
    –  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
    –  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 /muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: denisamerhadi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 321, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian