Hapet aplikimi për bursa shkëmbimi studentor Erasmus + International Credit Mobility në Universitetin Carlos III de Madrid, Spanjë

Hapet aplikimi për bursa shkëmbimi studentor Erasmus + International Credit Mobility në Universitetin Carlos III de Madrid, Spanjë

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026 në Universitetin Carlos III de Madrid, Spanjë. (https://www.uc3m.es/home)

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  •        Bachelor.

Numri i kuotave: 

  •        2 (dy) studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  •        Fakulteti i Biznesit.

Afati i aplikimit: 2 Mars 2025.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Tuscia-s, Itali:

–     Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);

–     Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–     Kopje e pasaportës;

–     Letër motivimi në gjuhën angleze;

–     CV në gjuhën angleze;

–     Fotografi pasaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.

Kriteret për aplikim:

–     Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;

–     Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 360 Euro shpenzime transporti.

Dokumentet mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Dytë, zyra 214, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian