Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit të Saarland, Gjermani dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2021-2027 hapet thirrja për trajnim, për vitin akademik 2023-2024, si më poshtë vijon: Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik, në Saarland University, Gjermani, në kuadër të projekteve Erasmus + KA1 dhe KA2 në gjuhën angleze, për një javë (5 ditë) në universitetin pritës, në datat 7-11 Tetor 2024. Pjesëmarrësi do të kontribuojë me një prezantim të një praktike të projekteve KA2 ose Aleancën Europiane universitare, ku 3 fushat kryesore do të jenë: Prioritetet e programit Erasmus+ (digjitalizimi, përfshirja, vlerat evropiane) Prezantime dhe workshop-e se si të shkruhet një projekt në KA2 Shkëmbim rreth instrumenteve dhe sfidave për aleancat evropiane si partneritete strategjike Numri i kuotave për stafin Akademik: • 1 (një). Fakultetet si më poshtë vijon: • Fakulteti i Shkencave Politike Juridike Afati i aplikimit: 20 Qershor 2024 Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bashkëpunim me Universitetin pritës. Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Saarland, Gjermani :
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; – Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1; – Kopje e pasaportës. Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim. Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro /dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në kuotën 275 Euro. Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën belisakorriku@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr. “Taulantia”, Durrës.